Me kënaqësi dhe respekt të veçantë, falënderojmë Afsa Arms, e cila edhe një herë dëshmoi përkushtimin dhe mbështetjen ndaj klubit tonë, duke dhuruar një tjetër set të fanellave për skuadrën e Veteranëve.
Ky gjest është dëshmi se sporti dhe vlerat e tij rriten kur kanë pranë njerëz dhe kompani që besojnë në rëndësinë e komunitetit dhe në ruajtjen e traditës sportive.
Mbështetja e vazhdueshme e Afsa Arms është një motiv shtesë për ne që të vazhdojmë punën dhe të zhvillojmë aktivitetet tona me edhe më shumë përkushtim.
Në emër të klubit dhe të gjithë Veteranëve, ju shprehim falënderimet më të sinqerta për besimin dhe kontributin tuaj.
Faleminderit Afsa Arms për përkrahjen e vazhdueshme dhe për faktin që jeni gjithmonë pranë familjes sonë sportive!
